×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Jakup Krasniqit tregon se çka mori EULEX nga shtëpia e tij

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 16:43

    Pas më shumë se nëntë orëve bastisje, pjesëtarët e EULEX-it kanë nxjerrë nga shtëpia e tij, ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Avokati i ish-kryeparlamentarit, Valon Hasani konfirmoi që Krasniqi tashmë është nisur për në Hagë dhe se shumë shpejt do të dihet edhe dita e seancës.


    E pak minuta pas arrestimit të Krasniqit, në një deklaratë për T7 detaje ka dhënë vëllai i tij, Dauti.

    Ai ka treguar detjaje të asaj se çka hetuesit e Eulexit kanë marrë nga shtëpia e vëllait të tij.

    “Është punë e tyre. Ata e kanë kry punën e tyre. Nuk ka çka të thuhet aty më shumë. E kanë marrë sa e di unë një kompjuter dhe disa dokumente të tjera. Çka kanë gjetur kanë marrë. Nuk janë sjellë keq”, thotë Daut Krasniqi.

    Gjatë ditës, pjesëtarë të EULEX-it, kanë kryer një bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqi.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë njoftuar të mërkurën se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

    Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Më herët gjatë ditës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

    “Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!