×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Kadri Veselit flet për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 12:59

    Ismet Veseli, vëllai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ka uruar që pasardhësi i Veselit në krye të PDK-së të jetë sa më i mirë.


    “Të zgjedhet cili o ma i miri, për neve si familje me arsye o veç me shku gjanat përpara, me pasë zhvillim në këtë vend”, ka thënë Veseli për Klan Kosovën.

    “Ishalla sa ma mirë e udhëheq edhe pasardhësi”.

    Veseli tha se ka vetëm mendime të mira për Enver Hoxhajn por edhe për Memli Krasniqin që po lakohet si emri i vetëm për t’u bërë kryetar i partisë.

    “Ai si e merr, veç le ta merr ma i miri. Ishalla veç përpara ecin gjanat, s’kom kundër kurrgjë”.

    Veseli ritheksoi sërish që ka vetëm fjalë të mira për udhëheqësit aktualë të partisë, madje duke thënë se u janë bërë si familjarë dhe se janë mësuar me ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!