Leonard Ademaj është deklaruar para mediave pas konferencës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademajt, ku ka thënë se tashmë fëmijët e të ndjerës kanë kuptuar gjithçka për rastin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se takojnë edhe fëmijët, dhe se shteti suedez kujdeset për ta, por ajo çfarë ata si familje kanë parë është se fëmijët janë të mërzitur.
“Takohemi me fëmijët, ata kanë kuptuar gjithçka. Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë. Për këtë çështje kujdeset shteti social, kanë njerëzit adekuat, por janë shumë të mërzitur”, tha Leonard Ademaj para gazetarëve, duke shtuar se shpreson që drejtësia të vijë në vendin e vet.
“Është ditë e rëndë për neve. Po shpresojmë që drejtësia të vijë në vendin e vet”, tha ai.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt në nëntorin e vitit 2023.
Prokurorja e rastit bëri të ditur në konferencë për media se të përfshirë direkt janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, ndërsa persona i katërt është i përfshirë në mënyrë indirekte.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.