Vëllai i Ramiz Lladrovcit: Nga sot nuk do të jem anëtar e as votues i PDK-së

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, Emri Lladrovci, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme ai nuk do të jetë anëtar e as votues i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë njoftim ai e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.“Nga sot nuk do të jem pjesë aktive e asnjë subjekti politik. Ju njoftoj që nuk do të jem anëtar as votues i PDK-së”, ka shkruar Emri Lladrovci.

Ai po ashtu në status ka thënë se nëse do të angazhohet në ndonjë subjekt tjetër politik do të njoftojë me kohë.

“Kurdo që do të vendosi të jem pjesë aktive e ndonjë partie të re politike do të ju njoftoj me kohë”, thuhet në statusin e Emri Lladrovcit.

“Në fund vëllai i kryetarit të Drenasit ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë ndër vite. Ju falënderoj të gjithëve për besimin qe më keni dhëne mua nder vite”, ka thënë Emri Lladrovci.

Ky vendim i Emri Lladrovcit vjen pas pajtimit që është bërë publik sot mes Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut të PDK-së.