×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai therë me thikë vëllain në Istog

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 15:05

    Një person i mitur është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë vëllain e tij i cili po ashtu është i mitur.


    Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:00 në fshatin Gurrakoc, Istog.

    Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në spitalin e Pejës në tretman mjekësor.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar të mitur. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, i dyshuari, pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!