Në lidhje me konfirmimin e aktakzuës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka folur vëllau i tij, Dauti.
Ai ka thënë se për aktakuzë është ditur qysh më herët.
“Për aktakuzë na e kemi ditë herët, nuk është e sotit. Nuk ka pas nevojë me ardhur asnjë me ardh këtu. Me bërë spektakël politik, nuk ka pas nevojë. Këta nuk e ka ba për burg e për me shkuar në Hagë”, ka thënë ai për lajmi.net.
Ai ka pasur edhe një porosi për ata që e kanë votuar Specialen.
“E dinë vet ata, ata përditë po u thonë në parlament. Veç faqezi kofshin sa të jetë jeta për ta. Se tjerët s’po i akuzon kërkush, por çlirimtarët. I kanë kallë gjinen, i kanë nxjerrë prej vorreve i kanë çu nëpër Serbi edhe kërkush s’mirret me ta”, ka thënë ai.
Krasniqi ka folur edhe për momentin e arrestimit të Krasniqit, teksa ka thënë se ai nuk ka qëlluar aty kur ka ndodhur.
“A janë shkuar këta me luftuar në Serbi apo janë mbrojtur? Janë mbrojtur. Sot nuk e kanë lanë kërkon me hi. S’kam qenë këtu, kur kam ardhë e kam pa kështu”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.