Rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në Shtime një person ka mbetur i vdekur derisa bashkë me një tjetër kishin hyrë në një shtëpi private për të grabitur.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar për Klankosova se gjatë konfrontimit me grabitësit i plagosur me revole ka mbetur pronari i shtëpisë.
“Trupi i pajetë i njërit prej grabitësve është gjetur 300 metra larg shtëpisë prej kur ka ndodhur vjedhja grabitqare”, ka thënë Jashari.
“Nuk dihet ai ka ardhur deri te vdekja. I vdekuri ka pasë një plagë në gjoks, por shkaqet e vdekjes dihen pasi të kryhet obduksioni”.
“Pronarëve të shtëpisë iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka shtuar ai.
Identiteti i viktimës, Jashari, ka thënë se ende nuk dihet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.