×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendet e punës në Gjermani, zyrtari i Odës Ekonomike Amerikane: Kosova mund të zbrazet

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 12:30

    Më 1 mars të vitit 2020 do të hyjë në fuqi një ligj i ri që hap mundësi të reja për punëmarrësit nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së e që kanë një kualifikim që pranohet në Gjermani të kërkojnë nisjen e një marrëdhënie pune në atje.


    Duke qenë se Kosova ka një numër të madh të rinjve të papunë, Ambasada gjermane në Kosovë e ka parë madje të arsyeshme që të japë sqarime se si mund të shfrytëzojnë këtë ligj për të tentuar të gjejnë një vend pune në Gjermani.

    Lidhur me këtë zyrtari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi ka ngritur alarmin se Kosova mund të boshatiset, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Ky lajm do të duhej të ishte fokusi kryesor i shoqërisë kosovare sot. Janë me mijëra e mijëra kosovarë që janë duke pritur për ti mbushur këto vende të lira pune në Gjermani.

    Efektin që do ta ketë kjo lëvizje e popullatës do të jetë tronditëse (thënë më së buti) për ekonominë dhe shoqërinë kosovare.

    Kush po e trajton këtë dhe çfarë po bëhet në këtë drejtim? Fatkeqësisht e tërë shoqëria jonë po merret se a po pinë kafe Isa e Albini sot paradite a pasdite. Papërgjegjësi e pafalshme në çdo nivel.

    https://www.facebook.com/iliribra/posts/10160635036398647

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!