×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendi i mbushur me qendra masazhi: A janë kosovarët shumë të apasionuar pas masazhit, apo mbrapa tyre fshihet diçka tjetër

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 17:16

    Në Kosovë viteve të fundit janë shtuar në masë të madhe lokalet të cilat paraqiten sikur ofrojnë masazhe për klientët. Por a është e vërtetë që në këto qendra ushtrohet vetëm veprimtaria e masazhit, dhe se kosovarët janë shumë të dhënë pas saj.


    Në realitet, mbrapa shumicës së qendrave të masazhit të shpërndara nëpër të gjithë Kosovën, fshihet veprimtaria e prostitucionit.

    Sot autoritetet komunale në Ferizaj kanë raportuar për mbylljen e një qendre të tillë, duke e konfirmuar një ‘sekret publik’, se aty nuk zhvillohej masazh, por veprimtari siç thuhet në njoftim, të amoralshme, duke aluduar në prostitucion.

    “Inspektorati e ka mbyllur për shkak të mungesës së çmimores, librezës sanitare, pëlqimi minimalo-teknik dhe i kushteve higjieno-sanitare. Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit”, thuhet në komunikatë.

    Më tej kanë njoftuar se në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, e që sipas tyre, kjo është falë Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!