Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme, të cilat refuzuan kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Bosch e quajti këtë vendim “çnjerëzor”, duke e kritikuar Specialen për një vendim që, sipas tij, shkel të drejtat themelore njerëzore dhe përbuz vlerat universale të njerëzisë dhe drejtësisë.
“Gjykata Speciale sërish tregoi se nuk është serioze. Çfarë vendimi çnjerëzor. Turp përsëri për ta.” ,tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.