Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndahen shtesat prej 100 euro për të gjithë fëmijët, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri Kurti bëri të ditur që këtë vit Qeveria ka vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga kjo skemë.
“Sivjet kemi vendosur që të gjithë femijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Ne po planifikojmë që kjo skeme të sofistikohet edhe më tutje duke filluar zbatimin e deklaraimit te te ardhurave vjetore nga te gjithe prinderit perfitues që të këtë dallim edhe në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura të perfitojnë me shumë”, tha Kryeministri Kurti.
Poashtu, në mbledhjen e Qeverisë u morr vendim që shtesa prej 100 euro të ketë edhe për pensionistët këtë muaj./Reporteri/.net/
Qeveria ndan shtesat prej 100 euro për këtë muaj për pensionistët
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.