×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses merr jehonë në mediat prestigjioze ndërkombëtare

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 8:05

    Vendimi pro dekretit të presidentit Thaçi sonte i Gjykatës Kushtetuese, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.


    Është agjencia britanike e lajmeve “Reuters”, ajo që ka raportuar sonte për vendimin që i hap rrugë formimit të një qeverie të re në Kosovë.

    “Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua më 25 mars pas më pak se dy muajsh në zyre, përcjellur nga shumë mospajtime me partnerin kryesor, Lidhjen Demokratike të Kosovës, mospajtime që kishin të bënin me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit dhe taksës ndaj mallrave serbe”, shkruan Reuters në artikullin e saj.

    Reuters po ashtu përmend pjesë nga verdikti i sotëm i Kushtetueses, ku ceket se partia më e madhe politike nuk e ka ekskluzivitetin që të propozojë kandidatin për kryeministër në këtë rast.

    Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të ri të Kosovës, nga “Reuters” citohet si person i cili ka premtuar rikthimin në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe BE-ja.

    Në këtë artikull po ashtu përmenden edhe akuzat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj presidentit Thaçi për një marrëveshje të fshehtë me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, në të cilën është e përfshirë edhe shkëmbimi i territoreve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!