Vendimi i Qeverisë për funeralet: Lejohen 30 persona

Qeveria e Kosovës në vendimin e saj për masat anti-Covid ka përcaktuar edhe se si mund të organizohen funeralet.


Sipas vendimit, thuhet se të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm familjarët.

Por, edhe atë me numër të kufizuar, deri në 30 anëtarë.

“Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, jo më shumë se 30 persona”, thuhet në njoftim.