×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Vendimi për KPMSHCK-në, LDK thotë se do të vazhdojë të jetë gardiane e Kushtetutës së Republikës

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 17:58

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    Në komunikatën e LDK-së, kjo parti ka mirëpritur këtë vendim të Kushtetueses.

    Më 20 tetor 2023 deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar dhe faktuar të gjitha shkeljet kushtetuese të këtij Ligji.

    Vendimi i sotëm përveç se konfirmim i shkeljeve të rënda në një ligj jetik mbi pavarësinë e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil, është dhe konfirmim i një praktike tashmë fenomen të shkeljeve kushtetuese nga Qeveria e Kosovës.

    LDK-ja siguron qytetarët e vendit se si themeluese dhe bartëse e Republikës, do të vazhdojë të jetë gardiane e Kushtetutës së Republikës.

    Demokracia jonë shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e me tendenca autokratike si kjo e tanishme, e cila për tri vite ka bërë tashmë plot 10 shkelje kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!