Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur në lidhje me vendimin për Manastirin e Deçanit.
Ai është shprehur se ku vendim nuk e garanton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Zemaj këtë vendim e ka quajtur të padrejtë, duke thënë se i privon nga një e drejtë e cila, sipas tij, garanton zhvillim ekonomik.
“Nuk ka garanton ky vendim tash anëtarësimin në Këshillin e Evropës sepse ka edhe detyra shtesë dhe përgjegjësi shtesë. Ka edhe tema të tjera që duhet para se të arrish deri tek anëtarësimi, këto do t’i shohim ditët në vijim”, ka deklaruar Zemaj në Klan Kosova.
“Do të dëshiroja që ne të ishim tani pjesë e Këshillit të Evropës. Ky vendim është i padrejtë, qytetarët e Deçanit janë privuar nga një e drejtë e cila garanton zhvillim ekonomik ndër vite”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.