×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi qeveritar: Bëhet obligative bartja e maskave për qytetarët e Kosovës

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 12:02

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që maskat të bëhen obligative.


    Ministri Armend Zemaj ka kërkuar që të merren masa konkrete pas rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit. Ndër këto vendimi është edhe bartja obligative e maskave.

    Sipas këtij vendimi kërkoheT që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse, përdorimi i maskave, distanca dhe dezinfektimi i hapësirave.

    Bartja e maskave është kërkuar të jetë obligative, shkruan Reporteri.

    Ministri Zemaj ka thënë se inspektorati obligohet të zbatojë ligjin dhe të merren masa në rastet e moszbatimit të këtyre masave.

    Ai ka thënë se do të bëhet Kontroll rigoroz i mbajtjes së maskave në të gjitha hapësirat publike.

    Bartja obligueshme e maskave do të jetë edhe për mbajtësit e rendit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!