I pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 shkurtit do të zgjasë 30 ditë.
Radoniqi tha se periudha e fushatës është 30 ditë, e cila është e përcaktuar me ligj dhe nuk ndryshohet.
Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike të certifikuara që t’i respektojnë masat kundër Covid-19, gjatë fushatës zgjedhore.
“E shoh të nevojshme që ti adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore. SiՎ e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, asdhe i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe ti mbahen rregullave të KQZ-së .Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.