×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Vendos KQZ-ja, 50 kuti të votimit do të rinumërohen – 35 nga to në Vushtrri

    Reporteri
    10 Mars 2025 | 11:37

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQZ ka marrë vendim për rinumërimin e 50 kutive të votimit.

    Anëtari i KQZ-së nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani përmendi se Këshilli i operacioneve zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin e këtyre kutive të votimit.

    “Janë indetifiku 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak ose më shumë në kutin e votimit. Është rekomandu që të procedohen për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike”, tha Elshani.

    Ai tutje përmendi edhe çështjen e rinumërimit të disa votave në Vushtrri pas vendimit të Prokurorisë.

    “Sa i përket rekomandimit tjetër është me raportin që kemi pranuar për rezultatet e kandidatëve të LDK-së të dalur gjatë hetimit që është bërë në vendvotimet në komunën e Vushtrrisë. Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në QNR ka ardh si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët. Këshilli i operacioneve zgjedhore”, tha Elshani.

    Kurse Besnik Buzhala nga Sekretariati i KQZ-së u shpreh se janë të gatshëm që sot pasdite në oprën 16:00 të filloj rinumërin e këtyre kutive të votimit nëse KQZ merr vendim për rinumërim.

    Pas kësaj kryetari i KQZ-së e hodhi në votim ku me 9 vota për u miratua rekomandimi për rinumërimin e 50 kutive të votimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!