Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut të shtyhen, shkruan Reporteri.net. Ky vendim i presidentit Thaçi është bërë me qëllim që të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit.
Një burim i Reporteri.net thotë se zgjedhjet shtyhen në një afat të pacaktuar.
“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe parandalimit të rritjes së numrit të personave të infektuar në Republikën e Kosovës si dhe ruajtjes së shëndetit publik, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune, shtyhen për një afat të pacaktuar”, ka bërë me dije ky burim.
Mitrovica e Veriut do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas kryetari i deritanishëm, Goran Rakiq është emëruar zv.kryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti. Për shkak të kësaj, në Veri do duhej të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar.
Ende nuk është vendosur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e Podujevës të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ishte zgjedhur më 3 shkurt të këtij viti, ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.