Sot janë duke u vendosur pengesat e hekurta në një pjesë të rrugës nacionale M9, Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, vendosja e këtyre pengesave të hekurta është duke u bërë për shkak të shkollës dhe stacioneve të autobusëve.
Njoftimi:
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve, janë duke vendosur pahitë elastike në një pjesë të rrugës nacionale M9, Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.
Vendosja e këtyre pengesave të hekurta në ishujt ndarës të rrugës, është duke u bërë pikërisht në një zonë të frekuentuar, për shkak të shkollës dhe stacioneve të autobusëve.
Prandaj ky veprim ka për qëllim shtimin e sigurisë në komunikacion, duke pamundësuar kalimin e këmbësorëve nga njëra anë në tjetrën, me ç ‘rast rrezikojnë vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.