Në komunat në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm janë shfaqur postera me flamurin serb me mbishkrimin “Ja ku jemi për Krishtlindje”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Nuk dihet se kur janë ngjitur këto postera, por janë parë sot në pjesën veriore të Mitrovicës, kryesisht në disa vende në rrugën Ivo Lola Ribar.
Media të caktuara kanë raportuar se postera identike që nga mëngjesi i sotëm janë gjetur edhe në komunat tjera në veri, përfshirë Leposaviqin dhe Zveçanin.
Policia e Kosovës është në dijeni të rastit, por nuk do të merret me të.
“I pamë posterat dhe u konsultuam me prokurorin. Është vendosur që të mos merremi me rastin, pra nuk ekziston”, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
I pyetur për pretendimet se disa postera janë hequr nga PK-ja mëngjesin e sotëm, ai thekson se kjo nuk është e vërtetë.
Nga ana tjetër, ai shton se edhe pse diku janë parë policët duke i hequr – kjo është bërë për t’i dorëzuar në prokurori.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.