×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosen shenjat orientuese në hapësirat e QKUK-së

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 14:58

    Qytetarët që do të marrin rrugën drejt Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tash e tutje do ta kenë më të lehtë të orientohen. Arsye për këtë është vendosja e shenjave për secilën klinikë dhe institucion brenda oborrit të QKUK-së.


    Lajmin për vendosjen e këtyre shenjave e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

    “Më herët, pacientët kanë humbur shumë kohë, duke bredhur rrugëve, në pamundësi për të gjetur adresën e saktë për institucionet përkatëse shëndetësore. Implementimi i këtij projekti i ka dhënë një pamje tjetër QKUK-së, ndërsa pacientëve qasje më të lehtë për marrjen e shërbimeve”, thuhet në postimin e SHSKUK-së.

    https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2429812714002187

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!