×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Vendoset gurthemeli i memorialit ku ranë komandantët e UÇK’së, Toni e Mici

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 19:44

    Në 21 vjetorin e rënies së heronjëve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Muallabazi-Mici, është vendosur gurthemeli i ndërtimit të kullës prej guri dhe konservimi i hapsirës ku janë ekspozuara makinat me të cilat kanë lëvizur këta dy heronjë.


    “Për të nderuar jetën dhe veprën e dy heronjve të Rahovecit, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendimin për ndërtimin e kësaj kulle”, thuhet në njoftimin e drejtorit për urbanizim Rumir Zhuniqi.

    Tutje Zhuniqi përmes këtij shkrimi në Facebook, ka shkruar se Toni e Mici meritojnë nderimin më të madh për sakrificën që e bënë për luftën që solli lirinë tonë.

    Postimi i plotë:

    Në 21-vjetorin e rënies së heronjve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, në fshatin Opterushë, vumë gurthemelin e ndërtimit të kullës prej guri dhe nisëm punët për konservimin e hapësirës ku janë të ekspozuara makinat me të cilat kanë qenë në lëvizje e beteja Toni e Mici para rënies së tyre.

    Për të nderuar jetën dhe veprën e dy heronjve të Rahovecit e të gjithë Kosovës, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim për ndërtimin e kësaj kulle. Projekti për kullën është punuar nëpërmjet një procesi të kujdesshëm me kompaninë projektuese. Stili është i kullave të rajonit të Anadrinisë, si dhe gjatë projektimit janë konsultuar ekspertë të fushës për nxjerrjen e një projekti që korrespondon me stilin e kullave të rajonit tonë.

    Si bartës i projektit do të jem në krye të detyrës që punët të kryhen me përgjegjësi e profesionalizëm. Heronjtë si Toni e Mici meritojnë nderimin më të madh për sakrificën sublime që e bënë për luftën që solli lirinë tonë.

    Kurrë s’do t’i harrojmë dhe përgjithmonë do t’i kujtojmë!

    Lavdi dëshmorëve të kombit!

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!