×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendvotimi në Kosovë ku nuk shkoi për të votuar asnjë person

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 9:37

    Në një vendvotim në Podujevë nuk ka shkuar për të votuar asnjë qytetar. Në vendvotimin me numër 1840E/01D ka zero vota. Në këtë vendvotim janë të regjistruar 882 votues.


    Pothuajse të gjitha vendvotimet ka pas dalje të votuesve. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, të drejtë vote kishin 1.972. 466 votues. Nga lista votuese janë larguar 33.791 emra pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

    Krahasuar me listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet lokale 2017, në listën votuese preliminare për zgjedhjet e 6 tetor janë mbi 81 mijë votues më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!