Shtatorja e Nënë Terezës tani e tutje do të jetë para syve të qindra mijëra gjermanëve. Por, këtë e bën më madhështor fakti se ajo është punuar nga dora e një mitrovicasi.
Skulptori Tal Istrefi ka marrë pjesë sot në përurimin e shtatores së Nënë Terezës, të cilën e punoi vet, shkruan Reporteri.net.
“Sot në Stuttgart të Gjermanisë u finalizua edhe një vepër e imja kushtuar Shën Nënë Terezës. Zoti i bekoftë të gjithë ata që morën këtë iniciativë dhe kontribuan për t‘vulos, kujtuar dhe mos harruar kurrë bijën shqiptare Gonxhe Bojaxhiu”, ka thënë skulptori nga Mitrovica për Reporteri.net.
Ndërkohë, vlen të theksohet se në këtë tubim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ipeshkvisë së Kosovës.
Ndryshe, figura e Nënë Terezës është skalitur edhe herë të tjera nga Tal Istrefi, pasi shtatoret e vendosura në Gjermani e Kanadë janë të punuar prej tij./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.