×
  • Lajme
  • Lajme

    “Veprimet vetëm sa për fushatë”, Behgjet Pacolli me një kërkesë për Albin Kurtin

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 19:35

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti.

    I pari i AKR-së zgjodhi që t’ia përmend Kurtit pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    Pacolli tha se pikturat, pjesë e donacionit të të tij, janë të mbuluara në Kuvendin e Kosovës, përkundër që kryeministri Kurti sa ishte në opozitë i pati zbuluar.

    Pacolli tha se nuk po e kupton pse nuk zbulohet tash kur Kurti është kryeministër. Sipas tij, veprimi i atëhershëm i Kurtit ishte vetëm sa për fushatë.

    “Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!