Një veprim human kanë bërë disa kaçanikas. Brenda një ore, ata kanë mbledhur afro 25 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së një familje skamnore.
Kjo është bërë e ditur nga mediat lokale.
Diaspora dhe dashamirë të qyteteve të trojeve shqiptare kontribuuan me shifra të ndryshme të parave.
“Me iniciativë të disa kaçanikasve, janë tubuar afro 25 mijë euro për ndërtimin e familijes së Arben Berishës, që jetonte në kushte aspak adekuate. Diaspora, Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani, Presheva… e shumë qytete tjera të trojeve shqiptare, kontribuan për ‘dajën Bene'”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.