Edhe pse Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndërpritet mësimi deri më 27 mars në mbarë territorin e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19, serbët e veriut nuk po e respektojnë atë.
Të gjitha shkollat në katër komunat veriore, si dhe universitetet, të cilat janë nën urdhrat e Serbisë, kanë funksionuar sot normalisht, ndërsa nxënësit kanë vijuar mësimin që nga ora 7:00 e mëngjesit.
Ekipi i KosovaPressit, që ka qëndruar të enjten nga orët e hershme të mëngjesit në atë pjesë, është penguar vazhdimisht në kryerjen e punës, ndërsa askush nga udhëheqësit e institucioneve arsimore nuk ka dashur të fliste për këtë temë.
“Ik në Prishtinë merr pamje, se ta thyejmë kokën me gjithë atë kamerë, ne dëgjojmë presidentin Vuçiq çfarë na thotë, dëgjojeni edhe ju,.mbylle kamerën nëse do të mbetesh gjallë”, ishin vetëm disa nga fjalët kërcënue të drejtuara ndaj ekipit të KosovaPressit, nga persona të sigurimit dhe të punëtorëve të shkollave të ndryshme në veri.
KosovaPressi ka provuar të kontaktonte disa herë edhe me drejtoreshën e Arsimit paralel në veri, Jasmina Dediq, që është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, por deri në mesditë ajo nuk ka qenë në zyrën e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.