×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërmicë: Shtetasit shqiptarë që kanë vërtetim më të vjetër se katër ditë për COVID-19, nuk lejohen që të hyjnë në Kosovë

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 16:17

    Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për hapjen e kufijve tokësorë, është vërejtur një fluks i madh veturash nëpër pikat kufitare të Kosovës.


    Është mbyllur përkohësisht kufiri në Vërmicë, për shkak të kontrollave që po bëhen, ndaj parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit COVID-19.

    Shumë vetura të shtetasve të Shqipërisë që ishin nisur në drejtim të Kosovës janë bllokuar në Vërmicë, dhe po kthehen mbrapa pasi nuk po u lejohet hyrja në Kosovë.

    Kjo për shkak të masave të reja që janë vënë pas hapjes së kufirit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ata që nuk e kanë kryer deri tani testin për COVID-19 të vjetër jo më shumë se katër ditë, nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!