Komuna e Prishtinës përmes një postimi të bërë në Facebook i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi sonte pritet të ketë vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë natës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje në njoftim thuhet se qytetarët të kenë kujdes dhe të rrinë larg pemëve dhe objekteve e shtyllave elektrike.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë,
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, thuhet në njoftim.
Poashtu, paralajmërim për vërshime të shpejta ka bërë të ditur edhe IHMK.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, e hënë, ekziston rreziku i përmbytjeve në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Sipas një njoftimi nga IHMK, probabiliteti për tejkalim të periudhës së kthimit të përmbytjeve pesë vjeçare është 35 për qind.
/Reporteri.net/
IHMK paralajmëron se nesër mund të ketë rrezik për vërshime në Prishtinë