×
  • Lajme
  • Lajme / Ndihma institucionale

    Vërshimet nga reshjet e shiut në Dragash, Kurti del në terren: Qeveria do të jetë pranë qytetarëve

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 13:44

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti u shoqërua nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

    Kryeministri Kurti i falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës. “Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, u shpreh ai.  

    Kryetari Xheladini e njoftoi kryeministrin mbi situatën në teren dhe dëmtimet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat tha se ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe falënderoi atë për vizitën dhe ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt”, thuhet në njoftim.

    Kurti më pas ka vizituar edhe zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!