×
  • Lajme
  • Lajme

    Versioni i parë i marrëveshjes për të cilën nuk u pajtua Haradinaj, e që më pas u ndryshua në Washington

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 22:34

    Versioni i parë i dokumentit që u është prezantuar palëve në Washington, krijoi pakënaqësi tek pjesëtarë të delegacionit kosovar, aq sa gati të prishej koaliconi qeverisës.


    Madje ky version i dokumentit tw cilin e siguroi RTV Dukagjini, pos që rrezikonte koalicionin, ai rrezikonte edhe komplet marrëveshjen.

    Në versionin e parë për të cilin kishte reaguar ashpër kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkruhej që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji!

    Kjo pikë më pas ishte ndryshuar, për tu zëvendësuar me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji i SHBA-ve.

    “Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë”, thuhet në njërën nga 16 pikat e marrëveshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!