Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Veseli ka uruar deputetët e rinj duke shpresuar se konstituimi i sotshëm i Kuvendit të Kosovës do të hapë rrugë për krijimin e institucioneve të reja, shkruan Reporteri.net.
Ai ka ka thënë se rotacionet politike janë normale në një shtet të ri si Kosova, por ka kërkuar që të mos krijohen polarizime dhe kriza artificiale.
“Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit. I jam falënderues qytetarëve, deputetëve ne dy legjislaturat e kaluara. Sot u konstituua Kuvendi. I uroj gjithë qytetarët. Shpresojmë që dita e sotshme do t’i hap rrugë krijimit të institucioneve siç është Qeveria e Kosovës. Jemi shtet i ri janë normale rrotacionet politike por nuk duhet ti polarizojmë qytetarët mes veti dhe nuk duhet të krijomë krizat artificiale”, është shprehur Veseli. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.