Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri” ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të mbrojë Kosovën në dialog, edhe nga ky pozicion.
“PDK është pjesë esenciale e zhvillimeve sepse e kemi rolin demokratike si opozitë, presim çdo marrëveshje në interes të Kosovës do ta përkrahim. Çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit tonë, nuk do ta përkrahim”, ka thënë Veseli në një intervistë për Reporteri.net.
Ai ka thënë se nuk e shkatërron vendin pse është në opozitë.
“Kosova është njëjtë si në pozitë si në opozitë. Nuk e shkatërroj Kosovën pse jam në opozitë kush me ndalon me mbrojt Kosovën nga një asociacion me kompetenca ekzekutive që e paralizon Kosovën edhe pse jam opozitë. Ne do të marrim përgjegjësi kudo që jemi edhe në opozitë”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë më tutje se ku është SHBA është edhe PDK dhe vet ai.
“Unë veç dorëzim nuk di, as kur u kanë Serbia, as tash, largohem prej gjërave jo dinjitoze dhe të pabesa, ku janë SHBA janë PDK dhe Kadri Veseli ka me qenë. PDK është pjesë esenciale e zhvillimeve sepse e kemi rolin tonë si opozitë, presim çdo marrëveshje që është në interes të Kosovës ta përkrahim, çdo marrëveshje që e cenon funksionalitetin e shtetit tonë nuk do ta përkrahim”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.