×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 9:31

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, me rastin e 29 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut ka thënë se kjo deklaratë është një moment kthese në rrugëtimin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.


    Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se së bashku me delegatët që ishin pjesë e asaj ngjarje kanë evokuar përjetimet e asaj kohe dhe zhvillimet aktuale.

    Postimi i plotë:

    Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi. Sot pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Së bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë. Respekt dhe nderim vendosmërisë historike të delegatëve të 2 korrikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!