Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Hagë.
Ai është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se i ka i dëgjuar dhe i ka lexuar të gjitha pikat e aktakuzës, shkruan Reporteri.net.
“I nderuari gjykatës, i kam dëgjuar dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me plot bindje që jam tërësisht i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.”, deklaroi Veseli.
Kjo është paraqitja e tij e parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara.
Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.