Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot takim me gratë e PDK-së në Lipjan ku ka paraqitur vizionin e tij për rritjen e rolit të grave në vendimmarrje.
Veseli ka thënë se në qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë ai, pjesëmarrja e grave do të jetë shumë më e madhe.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se gratë e Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh në çdo etapë të rëndësishme të vendit tonë, gjatë qëndresës ndaj okupatorit, në luftën për liri dhe sot në shtet-ndërtim.
“Gratë kanë dhënë një kontribut të madh në çdo etapë të rëndësishme të vendit tonë, gjatë qëndresës ndaj okupatorit, në luftën për liri dhe sot në shtet-ndërtim. Jam i bindur se do të kenë një rol vendimtar në luftën ndaj korrupsionit që do të zhbllokojë potencialet zhvillimore të Kosovës. PDK është lidere në Kosovë për sa i përket përfshirjes së grave në vendim-marrje. Në qeverinë time të ardhshme pjesëmarrja e grave në qeveri do të rritet edhe më shumë”, ka shkruar Veseli./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.