×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Do të punoj për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 12:01

    Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.


    Veseli pas kësaj rizgjedhje ka falënderuar delegatët e Konventës së Nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë, shkruan Reporteri.net

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpreh mirënjohje për qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor, dhe se ai do të punoi për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja.

    Zgjedhja e tij për kryetar të PDK-së, është bërë sot në Konventën e 9-të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

    Kadri Veseli ishte zgjedhur kryetar i PDK-së në maj të 2016-ës, në Konventën e shtatë zgjedhore në të cilën ishte po ashtu kandidat i vetëm për kryetar, shkruan Reporteri.net

    Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së pasi ky i fundit ishte zgjedhur president.

    Postimi i tij i plotë:

    Falenderoj përzemërsisht të gjithë delegatët e Konventës së Nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë. Për mua ky është jo vetëm një nder i madh por edhe përgjegjësi para tyre dhe secilit qytetar.

    Shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarë që morën pjesë anekënd Kosovës në një proces zgjedhor tejet shembullor dhe demokratik. Do të punoj bashkë me secilin që Kosova, në Dekaden e Re të mos ketë dilema për drejtimin ku shkon por përgjegjësi dhe vizion të qartë.

    Do të punoj për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja.

    Na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!