Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në seancën përkujtimore Xhavit Haziri, ka folur ndër të tjera për iniciativën për themelimin e Tribunalit Special.
Ai ka thënë se këtë themelimin e këtij Tribunal e ka iniciuar për të dërguar kriminelët serbë para drejtësisë.
“Ne duhet ta çojmë Serbinë dhe kriminelët e Serbisë në gjykatë dhe të gjykohen aty, sepse aty e kanë vendin”, ka deklaruar Veseli, shkruan Reporteri.net.
Ai ka bërë thirrje që të flitet më pak e të punohet më shumë.
“Sa ma pak llafe, patriotizëm formal, sa më shumë punë, e veprimtari patriotike çdo ditë që me bërë të përjetshëm kujtimin e heronjëve si Xhavit Haziri e komandanti legjendar Adem Jashari”, ka thënë Veseli. /Reporteri.net/.