×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Të shtohen testimet që t’i jepet fund karantinimit

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 9:47

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar qytetarët për 1 Maj, derisa ka thënë se pamja e pamja e rrugëve dhe shesheve të shkreta të Prishtinës në këtë periudhë, është shumë e trishtuar.


    Veseli po ashtu ka thënë se gjendja e dhjetëra mijëra punëtorëve të sektorit privat në këtë periudhë pandemie është shumë e vështirë, shkruan Reporteri.

    Sipas tij, qytetarët e kanë bërë pjesën që iu takon, duke u përkujdesur për higjenën si dhe duke qëndruar në shtëpi për të shmangur kontaktet sociale, kurse siç ka thënë ai tani është përgjegjësia e institucioneve shtetërore, që të shtojnë testimet për t’i dhënë më shpejt fund karantinimit e për ta rikthyer sa më parë normalitetin në vend.

    Postimi i plotë:

    1 maji i këti viti na ka gjetur të izoluar si pasojë e pandemisë dhe në pamundësi për ta festuar masivisht në ambiente publike, sikurse është traditë në Kosovë. Pamja e rrugëve dhe shesheve të shkreta të Prishtinës në këtë periudhë, është me të vërtetë e trishtuar. Po ashtu gjendja e dhjetëra mijëra punëtorëve të sektorit privat në këtë periudhë pandemie është shumë e vështirë.

    Është për të ardhur keq që nuk mund të shijohen siç duhet këto ditë të pranverës por njëherazi është për t’u vlerësuar shkalla e lartë e durimit dhe përgjegjësisë që shoqëria kosovare po tregon. Merita më e madhe për nivelin relativisht të ulët të përhapjes së koronavirusit në Kosovë, iu takon qytetarëve tanë të cilët kanë dëshmuar ndërgjegjësim, përgjegjësisë dhe vetë-disiplimin të lavdërueshëm.

    Qytetarët e kanë bërë pjesën që iu takon, duke u përkujdesur për higjenën si dhe duke qëndruar në shtëpi për të shmangur kontaktet sociale. Tani është përgjegjësia e institucioneve shtetërore, që të shtojnë testimet për t’i dhënë më shpejt fund karantinimit e për ta rikthyer sa më parë normalitetin në vend. Gëzuar 1 majin me besimin që së bashku do ia dalim ta tejkalojmë këtë sfidë dhe me urimin që gjithë punëtorët të kthehen sa më shpejt në punë!

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1576027809239086?__xts__%5B0%5D=68.ARCXx5rxpBV0UGMKPpRzavfiU8xFMdz7U7lYxvTM5A-7sS4JTYqgUh5OFVuUVMuOqLNzswIWQiXqALfIYhOPXoOxQQ4skeuZehazsR9TSJXfpAiLaekQu6sDOo11EB2_1865sgVzwJFfbpspJAZaf1BRt5hnlVFquPUXt0m00qg_yN4lV1Rqo0WbTaGU8LzZon5dRXnq0Uf6fpCscPDhWMqKKWDCa_4Ljl1exiEEeucKj3PhBD1RVYr8p1fZO7brP-eyqWvHDPSIpCssWe-2lXrKAvyLuC7FyuxX3n-5NhqlYNPqHX-cU1PuNDDBFqU5Mpag0QwLvE-pwlSSBO9CrcAV4A&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!