Kryekuvendari Kadri Veseli, njëherit kryetari i PDK-së ka përgëzuar qytetarët për procesin zgjedhor të zhvilluar sot në katër komunat veriore, ndërsa i ka falënderuar që i dhanë beismin më të madh PDK-së tek partitë shqiptare.
Veselit thotë se zgjedhjet e sotme konfirmuan sovranitetin institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare. Me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës. Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Kujtojmë se Reporteri.net raportoi më parë se PDK-ja ka dalë partia e parë shqiptare në zgjedhjet e mbajtura sot në Mitrovicën Veriore. /Reporteri.net/.
PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.