×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli flet për të arrestuarit për fajde, që ia përmendën emrin: Do ta paguajnë me burg

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 21:28

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se ata që ja përmendën emrin në aferën me fajde do ta paguajnë me burg.


    Kreu i PDK-së ka pohuar se nga rasti do të dalin edhe informata të tjera.

    “E përkrahi prokurorinë e gjyqësinë t’i shkoi deri në fund. Shkoni pyetni atje, dhe keni me gjet pak ma shumë, shkoni deri fund. Ka diçka edhe më shumë, të gjithë faqezitë kanë me pagu, le të përmendin e le të flasin dhe do të shkojnë në burg një për një. Kanë me shku në burg një për një prej veprave tyne. Ka ardhur ora, kambanat po kërcasin për gjithë njerëzit e këqinj”, ka deklaruar Veseli në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej duke u ndërlidh me këtë rast, ka thënë se ka me pas goditje edhe të tjera ndaj tij por se nuk do të ndalet.

    “Ka me pas goditje ndaj meje edhe më shumë, por s’ka kush që mundet me më ndalë, vetëm zoti i madh kur e ka shkru”, ka deklaruar Veseli.

    Ndërkohë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale, fajde, detyrim dhe mashtrim, Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar 30 ditë paraburgim, Ismet Osmanit, i njohur si “Curri”, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit.

    Por, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për Rrahim Hashimin, i cili edhe në videot e transmetuara shihet, duke numëruar para.

    Pretendimet e Prokurorisë se të arrestuarit kanë kryer veprat penale të fajdës dhe të detyrimit, mbrojtja i ka cilësuar të pabazuara.

    Në videon e transmetuar të hënën në KTV, Rrahim Hashimi, që ishte publikuar edhe në vitin 2012 shihet duke numëruar para së bashku me Ekrem Likën dhe dy persona të tjerë, emra të njohur për redaksinë.

    Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, i arrestuar të hënën me dyshimin për fajde, detyrim dhe për mashtrim, cilësohet po ashtu si pronar i kazinove dhe bastoreve.

    Ndërkohë, vajza e tij Elena Osmani, ka këshilluar për muaj rresht ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!