×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Gjykata Speciale minore përballë Tribunalit Ndërkombëtar

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 21:31

    Kryeparlamentari Kadri Veseli, është deklaruar për pretendimet se Tribunali Special po tenton të formohet për t’ju kundërvu Gjykatës Speciale.


    Veseli ka thënë se Gjykata Speciale është minore përballë Tribunalit Special dhe se sipas tij njerëzit e dobët duan ta lidhin këtë çështje me Gjykatën Speciale.

    Ai tutje shtoi se Gjykata Speciale do ta kryej mandatin e vetë ashtu siç është votuar nga Kuvendi i Kosovës.

    ”Gjykata do ta kryej mandatin e vetë ashtu siç e kemi votuar, unë kanë qenë kryetar i parlamentit kur është votuar dhe kjo punë është e kryer”, ka thënë Veseli, shkruan Reporteri.net

    Ai ka kritikuar drejtësinë ndërkombëtare po ashtu edhe prokurorët vendor të cilët për 20 vite nuk vunë drejtësi mbi kriminelët të cilët kryen krime lufte në Kosovë.

    ”Kosova ka pritur për 20 vite për drejtësinë ndërkombëtare por nuk ka ndodhur, është papërgjegjësi  edhe e prokurorëve tanë që nuk i kanë trajtuar këto raste”, ka thënë Veseli, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!