Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, të hënën në mbrëmje ka marrë pjesë në takimin, debat me strukturat e degës së PDK-së në Pejë, i cili u mbajtë në qendër të qytetit në Parkun e paqes ”Ibrahim Rugova”.
Veseli i shqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë Xhavit Haliti, kanë folur para të pranishmëve për vizionin dhe rolin e PDK-së dhe dekadës së re, duke u fokusuar në obligimet që ky subjekt i ka vënë vetës pas Konventës dhe Kuvendit të ri të sapo mbajtur në nivel vendi.
Veseli ka potencuar lëvdatat për shpirtin sipërmarrës të pejanëve dhe i ka ftuar strukturat e degës që të jenë afër sipërmarrësve të rinjë, ti mbështesin dhe t’ju hapin derën gjeneratave të reja të dëshmuara në çdo sferë të jetës.
”PDK çmon individin por nuk është në shërbim të individit. Ne jemi për Kosovën dhe interesat e saja nacionale. Peja ka kapacitete të jashtëzakonshme ndaj dhe kam ardhur sot dhe shpresoi se tek ju shumë shpejt do kompletohet edhe kryesia e re”.
”Unë ju ftojë të jeni në komunikim me secilin qytetarë, ta ofroni ta mbështesni, sidomos sipërmarrësit e rinjë. Të jeni në komunikim me të gjithë duke qenë korrekt dhe duke hapur derën e PDK-së për ta. Nëse jemi të tillë, atëherë nuk ka nevoj të flitet se kush do jetë kryetar i Pejës. Ajo i takon kualitetit dhe ne kemi kualitete”.
Veseli kërkoi nga Haliti që të ketë debate të lira me qytetarë për të pranuar kritikat.
”Kryetar Haliti unë pas fjalës time, ju kërkoi ku në mes të Pejës të hapni debat me qytetarë, jam i gatshëm, ne e dini pranojmë edhe kritikën dhe ne nuk jemi parti që gjuhemi me karrige…”, është shprehur ai.
Në takim morën pjesë edhe drejtor dhe ish-drejtor të drejtorateve të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së.