×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Gratë që lindin fëmijën e tretë e të katërt përfitojnë deri 1500 euro

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 15:13

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, vizitoi një kopsht fëmijësh në Prishtinë, ku shpalosi disa nga prioritetet e tij.


    Aty Veseli u prit nga përfaqësuesit dhe fëmijët e këtij institucioni, ku tha se fokusi i tij do të jetë futja obligative e fëmijëve nga 0-6 vjeç në edukimin parashkollor.

    “Kjo çerdhe krijon një premisë për fëmijët. Sa më herët te fillojnë aq më të suksesshëm do të jenë. Fokusi im është të bëhet futja obligative nga 0-6 vjeç, edukimi parashkollor. Kam parapa edhe ndërtimin e 300 çerdheve“, u shpreh ai.

    Më tej ai theksoi se familja ka një rol shumë të rëndësishëm e për këtë ai premtoi se do të stimulojnë rritjen e tyre.

    “Familja luan një rol te rëndësishëm fuqizimi. Me politikat tona ne do të stimulojmë lindjen e fëmijëve të tretë me 1000 euro, fëmijën e katërt me 1500 euro. Për aq sa familjet që kanë tre fëmijë kanë me pas subvencionimin e kredisë 30% për tre fëmijë, katër fëmijë e tutje do ta kenë 50%.” tha ai.

    “Orientimi ynë është rritja e familjes edhe përgatitja e fëmijëve tanë që të jenë pranë me fëmijët evropianë, shtoi më tutje Veseli.

    Veseli theksoi se me futjen obligative nga 0-6 vjeç në edukimin parashkollor dhe hapjen e 300 çerdheve të reja, do t’u krijojë pastaj hapësirë grave që të kenë qoftë aktivitete të punësimit, ndërmarrësisë, që mos të jenë të varura vetëm nga situata familjare”, tha ai.

    Së bashku me Veselin, aty e pranishme ishte edhe kandidatja për deputete Dhurata Hoxhaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!