×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli i thotë kryetarit të LDK-së në Fushë-Kosovë se do ta marr pushtetin

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 16:44

    Nisja e punimeve të Muzeut Historik të Natyrës, bëri që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të takohet me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Veseli me këtë rast ka thumbuar Berishën duke i thënë se pretendon t’ia marrë udhëheqjen në këtë komunë.

    “Shpresoj të ecim kështu së bashku përpara, edhe me një kryetar të Fushë-Kosovës se e kemi shumë të mirë, afër Prishtinës edhe lëvizin gjërat përpara. Megjithëse këtij unë mendoj me ia marr pushtetin, mos e harroni këtë“, tha Veseli, raporton Kosovapress.

    Por përgjigja e kreut të Fushë-Kosovës ishte mjaftë interesante.

    “E shumë i relaksuar me përgjigjen e tij u duk i pari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha i cila me të qeshur tha se edhe 10 vjet nuk e dorëzon këtë post. Jo valla jo, për një 10 vjet jo”, tha Berisha.

    Në vënien e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës” mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili dikaster është investitori kryesor i këtij projekti në vlerë mbi 2 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!