×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kërkon të bëhet e pamundura të shpëtohet personi që mbeti nën rrënoja në Mitrovicë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 21:02

    Kryekuvendari Kadri Veseli ka reaguar pas shembjes së një pjese të hotel Adriatikut në Mitrovicë ku një qytetar vazhdon të kërkohet pasi dyshohet se gjendet nën rrënoja.


    “I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë. Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikëqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    Policia e Kosovës nuk ka dhënë akoma zyrtarisht detaje për rastin, mirëpo Reporteri.net mëson se dyshohet që një i ri që po punonte ka pasur fatin të ngelte nën rrënoja.

    Burimet tregojnë se personi i ngecur është një 27 vjeçar me iniciale V. I.

    Ndryshe, ekipe të emergjencave, zjarrfikësit si dhe eskavatorët janë duke shembur objekte pranë vendit ku dyshohet se gjendet trupi i zënë nga rrënojat.

    Rrënojat e hotelit në Mitrovicë e zunë një 27 vjeçar, mësohet identiteti i tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!