Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar lokacionin te ish-Tjegullorja në Prishtinë, vendi ku ai propozoni që të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë, shkruan Reporteri.net
Teksa ka folur për vendimet që do të marrin të enjten për të nisur hapat për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, Veseli ka thënë se Muzeu në Kosovë do të ketë ngjashmëri me Muzeun e Holokaustit, Yad Vashem në Izrael.
“Muzeu nuk do të jetë thjesht një ekspozitë por edhe një institucion shumëdimensional që do të mbështetet në pesë fusha veprimtarie: Një është përkujtimi i viktimave të krimeve të bëra. Së dyti do të shërbejë si qendër dokumentimi dhe arkivimi të evidencave dhe fakteve të luftës, se treti do të shërbejë si qendër ndërkombëtare hulumtimi për studiuesit e fushës, së katërti do të ketë rol edukativ për brezat e ardhshëm të memories kolektive së pesti do të ketë një rol proaktiv në gjetjen dhe përgatitjen e akuzave për kriminelët e luftës. Do të huazojmë nga përvojat më të mira ndërkombëtare të muzeve të gjenocidit sikurse janë Yad Vashem apo Simon Wiesenthal Center”, ka thënë ai.
Tutje Veseli gjatë konferencës për media ka tha se nuk ka pajtim pa pasur të vërtetë dhe dënim të gjenocidit serbe në Kosovë.
Ndërsa sa i përket Komisioni shtetëror, sipas Veselit do të punoj për ndriçimin dhe dokumentimin e të vërtetës dhe inicimin e Tribunalit ndërkombëtarë për krimet e luftës që janë kryer nga shteti serb në Kosovë. /Reporteri.net/