×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në 30 vjetorin e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazkiu: Ata ishin pushkët e para të lirisë

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 15:17

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në 30-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, se ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    “Në 30 vjetorin e rënies, sot me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata ishin paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushkët e para të lirisë. Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!