Kadri Veseli, që po mbahet në Qendër të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar edhe një foto ku Veseli shihet në të pame të babait të tij i cili vdiq tri ditë më parë.
Siç shihet në foto, shtëpia e tij në Mitrovicë po ruhet nga forca të shumta të EULEX-it.
Ardhja e Veselit në Kosovë është konfirmuar edhe Dhomat e Specializuara.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Express. /Reporteri.net